Musaka me patate e pulë. Receta nga Zonja Vjollca

Musaka me patate e pulë. Receta nga Zonja Vjollca

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Në dilemë se çfarë të gatuani sot për drekë? Si thua për një musaka me patate e mish pule

Ingredientët

  • 1.2 kg patate
  • 500 gram fileto pule
  • 1 qepë
  • 200 gram kaçkavall i butë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 250 gram krem kosi
  • 2 kokrra vezë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj

Udhëzimet

1

Qërojmë patatet dhe i presim ato në feta jo shumë të trasha. Mishin e pulës e pastrojmë dhe e presim në copëza të vogla.

2

Ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin derisa të zbardhet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë në të qepën të prerë në rrathë të hollë.

3

E lëmë qepën në zjarr sa të ulë volumin. Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe vendosim fetat me patate sikurse tjergullat, njëra pas tjetrës. Mbi shtresën me patate vendosim mishin, e nivelojmë atë dhe vendosim feta djathi (ose djathë të grirë).

4

Mbi djathë vendosim fetat me patate duke shtuar rreshtin e dytë me patate, përsëri mbi patatet mish e më pas djathë.

5

Përsëri shtojmë shtresë patate e mishi, derisa të përfundojë mishi duke i mbuluar me djathë. Në fund vendosim përsëri një shtresë patate e mbi të, përsëri djathë.

6

Në një tas përziejmë kremin e kosit me 2 kokrra vezë, pak kripë dhe piper i zi.

7

Pasi ta përziejmë mirë, e mbulojmë djathin që hodhëm mbi patate me kremin e kosit, e nivelojmë mirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 190 gradë celsius për 50 minuta.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment