Sallatë freskuese me domate dhe avokado

Sallatë freskuese me domate dhe avokado

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ka një shije dhe aromë të shkëlqyer! Mos e lini pa provuar recetën e kësaj sallate të thjeshtë, por shumë të dobishme për mendjen e trupin tuaj!

Ingredientët

  • 1 kastravec të madh
  • 150 gram pomodorini ( të lara dhe të prera përgjysmë)
  • 1 qepë e vogël e kuqe (e prerë në rrathë të vegjël)
  • 1 avokado e prerë në shirita të hollë
  • Borzilok të freskët
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Kripë, piper
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni kastravecin e prerë në kubik, domatet, qepën.

2

Shtoni erëzat, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. I përzieni mirë.

3

Në fund shtoni edhe fetat e avokados. I shtoni pak kripë e piper dhe sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment