Tavë e shijshme me fileto pule dhe perime

Tavë e shijshme me fileto pule dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Sa na shijojnë këto tavat praktike dhe mbi të gjitha me fileto pule!

Ingredientët

  • 1-2 fileto pule
  • 300 gram kos
  • 4 vezë
  • 1 kungull
  • 1 karotë
  • 1 patëllxhan
  • 2 domate
  • 1 qepë
  • 1 lugë mustardë
  • 1 koncentrat perimesh
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë filetot e pulës dhe i prisni në shirita më të hollë.

2

Në një tas shtoni gjysmën e kosit, koncentratin e perimeve të zbutur, pak vaj dhe mustardën. I përzieni mirë dhe marinoni me të filetot e pulës.

3

Perimet i lani mirë dhe i prisni në feta të holla përsëgjati.

4

Në një tavë të lyer me pak vaj, vendosni të gjitha perimet. Vezët i përzieni me kosin, pak vaj, kripë e piper dhe ia shtoni sipër perimeve.

5

Vendosni edhe filetot e pulës.

6

Tavën e fusni në furrë për 45 minuta në temperaturë 200 gradë.

7

Pasi të jetë gati, nga fundi i shtoni edhe djathin e grirë dhe pas 5 minutash e fikni sobën.

8

Servireni të ngrohtë me pak majdanoz të grirë imët sipër.

Lini një koment