Copëza pule krokante të pjekura me djathë

Copëza pule krokante të pjekura me djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Super të buta dhe të shijojnë kaq shumë po t'i kombinosh me sallatën tënde të preferuar!

Ingredientët

  • 12 shirita me mish pule
  • 2 vezë
  • ¼ filxhan me majonezë
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë gjelle qepë e grirë imët
  • Kripë, piper të zi
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • Për bukën:
  • 1 gotë me galetë
  • 1 filxhan me djathë parmixhano të grirë imët
  • ¼ filxhan miell
  • 1 lugë kafe kripë
  • Për salcën shoqëruese:
  • ¼ filxhan majonezë
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë gjelle ketchup
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • Pak piper
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar

Udhëzimet

1

Pastroni dhe lani mirë mishin e pulës.

2

Në një tavë të vogël bashkoni të gjithë përbërësit për lyerjen e mishit të pulës.

3

Në një tas tjetër bashkoni përbërësit e thatë.

4

Mishin e pulës kalojeni si fillim në tasin e parë dhe më pas në të dytin.

5

Në fund i vendosni për t’i skuqur në një tigan të nxehur me pak vaj luledielli.

6

Për të përgatitur salcën shoqëruese mjafton të përzieni të gjithë përbërësit e specifikuar për salcë në listën më lartë.

7

Shijojini copat e pulës krokante, duke i shoqëruar me salcën e bërë vetë ( me natyrë disi pikante). Ju bëftë mirë!

Lini një koment