Lazanja të shijshme role me kunguj

Lazanja të shijshme role me kunguj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Lazanja si këto, zorr se keni provuar më parë! Përgatitini tani me recetën e Nepsit....

Ingredientët

  • 2 kungulleshka të mëdha
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 250 gram djathë mozarella të grirë
  • 3 lugë gjelle djathë parmixhano
  • 1 vezë të madhe
  • 1 ½ filxhan me rikota
  • 300 gram spinaq
  • 2-3 thelpi hudhra
  • ¾ filxhan me salcë domatesh
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangroheni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine.

3

Kungujt i qëroni dhe i prisni në shirita përsëgjati. I fusni shiritat në toster (ose në furrë) përreth 10 minuta duke i marinuar me kripë, piper dhe vaj ulliri.

4

Ndërkohë në një tas të vogël bashkoni djathin mozarella dhe parmixhanon. I përzieni mirë dhe i lini mënjanë.

5

Në një tas tjetër bashkoni vezën, rikotën, spinaqin e larë, hudhrën e grimcuar dhe pjesën e mbetur të djathërave.

6

Në tavën ku keni shtruar letrën e pjekjes, shtoni pak salcë domateje.

7

Radhisni njëra pas tjetrës shiritat e kungujve që poqët në furrë.

8

Vendosni një lugë gjelle tek secili shirit nga mbushja që përgatitët dhe i rrotulloni.

9

Në fund i shtoni secilës pak djathë parmixhano dhe salcë domateje. I fusni në furrë për 20 minuta.

10

Pasi të jenë pjekur i lini të ftohen për 5 minuta dhe i shërbeni me borzilok të freskët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment