Sallatë me lakra brukseli

Sallatë me lakra brukseli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 pako lakra brukseli ( të lara shumë mirë)
  • 120 domate qershizë
  • 1 qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
  • 2 karota të prera imët
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • Për salcën: ¼ filxhan me majonezë, ¼ filxhan me vaj ulliri, ¾ lugë gjellë me kripë, 1 thelpi hudhër e grimcuar, lëngu i 1 limoni

Udhëzimet

1

Lakrat e brukselit do t’i zieni për 5 minuta dhe më pas do i kulloni duke i shpëlarë me ujë të ftohtë sipër.

2

Më pas i ndani përgjysmë dhe i kaloni në një tas. Sipër i shtoni domatet e prera përgjysmë, qepën, karotat dhe borzilokun e prerë imët.

3

Për të përgatitur salcën mjafton të përzieni të gjithë përbërësit e saj dhe t’ia shtoni sipër sallatës.

4

I trazoni mirë në mënyrë që salca të kombinohet me të gjithë përbërësit. Sallata është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment