Maska me tërshërë që zbeh dhe parandalon shfaqjen e rrudhave të para
Deri më tani është besuar se rrudhat shfaqen në të 3-tat, por sot po shohim gjithnjë e më shumë vajza të reja që përdorin kremra anti-plakje ose anti-rrudhë.
Janë radikalet e lira, rrezet ultravjollcë dhe toksinat, stresi, duhani, gjenetika, stili i jetesës etj ato që përshpejtojnë procesin e plakjes.
Ja një maskë natyrale me tërshërë që ka efekt lifting në fytyrën tuaj.
Do ju duhet:
2 lugë gjelle tërshërë
1/2 filxhan me ajkë qumështi
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle vaj esencial bajameje
Udhëzime:
Përzieni ajkën e qumështit me tërshërën dhe ngroheni pak në zjarr të avashtë.
Kur të shikoni që tërshëra është zbutur, shtoni vajrat.
Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni për 20-30 minuta të veprojë.
Në fund e lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me një peshqir të pastër.
Kujdes: Shmangni sytë dhe buzët kur të aplikoni maskën./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment