Pica të parezistueshme me kungulleshka

Pica të parezistueshme me kungulleshka

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Po këtë metodë e kishit menduar më parë? 'Epo sa të rroni do të mësoni'-thotë populli!

Ingredientët

  • 6 kunguj mesatarë të prerë përgjysmë
  • 1 filxhan me salcë domatesh
  • 2 thelpi hudhra
  • 200 gram djathë mozarella
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec të kuq
  • 1 copë e vogël sallam pikant
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe e lyeni me pak vaj ulliri sipër.

3

Lani mirë kungulleshkat dhe i prisni përgjysmë.

4

I shtoni sipër pak kripë dhe i fusni në furrë për vetëm 8 minuta.

5

Kjo bëhet me qëllim që kungujt t’i thajmë nga uji i tepërt që përmbajnë.

6

I shtoni sipër vaj ulliri, salcë domateje, pak hudhër, specat e prera në copa të vogla, sallamin dhe në fund djathin mozzarella.

7

Tani i fusni sërish në furrë për 8 minuta të tjera, derisa djathi të shkrijë tërësisht.

8

Shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!

Lini një koment