Lakër e mbushur me mish pule dhe kërpudha

Lakër e mbushur me mish pule dhe kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Me këtë recetë, e sigurt që lakra do ju duket shumë herë më e shijshme!

Ingredientët

  • 2-3 fileto pule
  • 1 lakër
  • 200 gram kërpudha
  • 2 karota të qëruara dhe të prera në copa të vogla
  • 6 qepë të njoma jeshile
  • 4 thelpi hudhra
  • 1 lugë kafe xhinxher pluhur
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Për salcën: 4 lugë gjelle gjalpë kikiriku, 4 lugë gjelle salcë soje, lëngu i një lime, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 thelpi hudhër, 1 lugë kafe xhinxher pluhur

Udhëzimet

1

Fillimisht përgatisni salcën duke kombinuar në një tas të gjithë përbërësit e salcës.

2

Shtoni 3-4 lugë gjelle ujë, për të arritur trashësinë që dëshironi. E lini mënjanë.

3

Filetot e pulës i ndani në copa të vogla dhe i skuqni me pak kripë e piper në një tigan me vaj ulliri.

4

I shtoni gjithashtu hudhrat, xhinxherin dhe i përzieni duke i lënë 1-2 minuta në zjarr.

5

Në po të njëjtin tigan shtoni kërpudhat, karotat dhe qepët jeshile të prera në copa të vogla. I trazoni mirë dhe i lini përreth 8 minuta në zjarr.

6

Filloni ndani gjethet e lakrës pa i prishur formën ( pasi i keni zierë 10 minuta më parë) dhe i radhisni njëra pas tjetrës në një tavë.

7

Vendosni tek secila, dy lugë gjelle nga mbushja që përgatitët. I shijoni duke i shoqëruar me salcën që përgatitët në fillim.

Lini një koment