Sallatë pule me avokado

Sallatë pule me avokado

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Sallatë e freskët, plot shije të mirë dhe ngjyra tërheqëse për syrin!

Ingredientët

  • 1 gjoks pule
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 150 gram domate qershizë
  • ½ filxhan me misra të gatshëm
  • 1 qepë mesatare të kuqe
  • ½ avokado
  • Lëngu i një lime
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me gjalpë skuqni fileton e pulës me pak kripë e piper.

2

Skuqeni mirë për 4 minuta nga secila anë.

3

Pasi ta keni skuqur e prisni në copa të vogla dhe e kaloni në një enë.

4

Shtoni domatet e prera përgjysmë, qepën, misrat, avokadon e prerë në kubik.

5

I shtrydhni lëngun e limes sipër dhe vaj ulliri.

6

I shtoni kripë, piper dhe i përzieni mirë. Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment