Tavë me makarona dhe brokoli

Tavë me makarona dhe brokoli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Yll kjo recetë nga të gjitha drejtimet!

Ingredientët

  • 250 gram makarona ( jo spaghetti apo linguini)
  • 350 gram brokoli
  • 100 gram pancetë
  • 150 gram djathë
  • Për salcën beshamel: 100 gram gjalpë, 100 gram miell , 1 litër qumësht, Kripë, Arrëmyshk

Udhëzimet

1

Zieni makaronat në tenxhere me ujë e kripë.

2

Zieni gjithashtu edhe brokolin,

3

Në një tas të vogël bashkoni pancetën e prerë në copa të vogla, me hudhrat dhe djathin e thërrmuar.

4

Merrni një tavë dhe shtroni në të makaronat.

5

Sipër vendosni brokolin, pancetën, djathin dhe në fund salcën beshamel.

6

E fusni për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.

Shënime

Për përgatitjen e salcës beshamel skuqni gjalpin me miellin duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni edhe qumështin dhe e përzieni me një lugë druri derisa masa të trashet. Nga fundi e rregulloni me kripë e pak arrëmyshk dhe e hiqni nga zjarri.

Lini një koment