Patate me qumësht dhe djathë

Patate me qumësht dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Recetë e thjeshtë që përgatitet direkt në tigan. Shijojeni!

Ingredientët

  • 600 gram patate
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • ½ gotë qumësht
  • 100 gram djathë kaçkavall i butë
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë

Udhëzimet

1

Fillimisht ziejmë patatet dhe i presim ato në feta. Lyejmë një tigan me gjalpë ambienti dhe sipërfaqen e tiganit e mbulojmë me feta patateje.

2

Mbi patate shpërndajmë përsëri disa copa të vogla gjalpi.

3

Me ndihmën e një luge spërkasim patatet me 3-4 lugë gjelle qumësht.

4

Shpërndajmë disa feta të holla me djathë të butë kaçkavall, si për shembull djathë prevolo ose emental dhe e pudrosim lehtë me parmixhano.

5

Shtresën me djathëra e mbulojmë sërish me patate dhe përsëri e spërsatim me copëza gjalpi, qumësht, djathë të butë dhe parmixhano.

6

Tiganin e mbulojmë me një kapak dhe e vendosim të ziejë në temperaturë mesatare për 10 minuta.

7

Më pas, tiganin e vendosim në furrë, për 5 minuta në temperaturën 190°C, derisa siperfaqja të marrë një ngjyrë të artë dhe parmixhano të bëhet krokant.

8

Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment