Shurup i bërë vetë kundra kollës dhe gripit. Shumë efektiv!

Nëse doni një zgjidhje natyrale kundra kollës dhe gripit, po ju tregojmë recetën e një shurupi të bërë vetë i cili bashkon pesë përbërësit më të fuqishëm për trajtimin e tyre.

Përbërësit:

  • ¼ lugë çaji xhinxher (i grirë)
  • ¼ lugë çaji piper i kuq djegës
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle ujë i distiluar

Përgatitja:

  1. Merrni një tas të vogël.
  2. Shtoni gjithë lëngjet në të (uthullën e mollës, mjaltin dhe ujin).
  3. Shtoni xhinxherin dhe piperin e kuq djegës
  4. Përzieni gjithëpërbërësit me një lugë derisa të shpërbëhen.
  5. Transferojeni shurupin në një kavanoz qelqi.
  6. Mbylleni dhe ruajeni në frigorifer.

Pse funksionon?

Xhinxheri njihet për vetitë e tij anti-inflamatore. Është ideal kundra kollës edhe për shkak të vetive antihistaminike. Piperi djegës i kuq ju lehtëson nga mukusi, përshpejton metabolizmin dhe stimulon sistemin imunitar të nxjerrë jashtë mikroorganizmat e dëmshëm. Uthulla e mollës gjithashtu forcon sistemin imunitar. Ndihmon në pastrimin e sekrecioneve, duke ju shpëtuar nga kolla. Mjalti nga ana tjetër, i siguron trupit vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ndihmon gjithashtu fytin e acaruar, i cili është shumë i zakontë në rastet me kollë.

Burimi: Revista Living 

Lini një koment