Qofte orizi me ton peshku

Qofte orizi me ton peshku

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Shumë praktike këto qofte dhe shoqëruar me një gotë verë janë mrekullia vetë!

Ingredientët

  • 1 gotë e gjysmë me oriz të zierë më parë
  • 2 vezë
  • 2 konserva të gatshme ton peshku
  • 4 lugë gjelle misër
  • 4 lugë gjelle miell
  • kripë
  • pak rigon

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni orizin me vezët dhe i trazoni mirë.

2

Shtoni pak kripë, rigon, misrat dhe tonin e peshkut. E trazoni përsëri masën me duar.

3

Në fund shtoni miellin dhe formoni me duar disa toptha të vegjël.

4

Vendosini një e nga një në një tigan të skuqen dhe më pas i shijoni të ngrohta.

Lini një koment