Sekretet e një recete për shishqebap plot ngjyra e shije të parezistueshme!

Sekretet e një recete për shishqebap plot ngjyra e shije të parezistueshme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Sekreti në fakt qendron pas një salce të thjeshtë, që i jep shije të gjithë përbërësve dhe i kombinon të gjitha bashkë në një shkop të vetëm!

Ingredientët

  • 1/3 filxhan me ketchup
  • 1/3 filxhan me sheqer kaf
  • ¼ filxhan me lëng ananasi
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelpi hudhra
  • 1 lugë gjelle xhinxher pluhur
  • ½ lugë gjelle vaj susami
  • 2-3 gjoks pule
  • ½ ananas ( të prerë në kuba të vegjël)
  • 2 speca jeshil
  • 1 qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
  • Kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni ketchupin, sheqerin kaf, lëngun e ananasit, vajin e ullirit, hudhrën, xhinxherin dhe vajin e susamit.

2

Shtoni pak kripë e piper. I përzieni të gjitha bashkë.

3

Shtoni brenda gjoksin e pulës, e marinoni mirë. E mbështillni me një qese kuzhine dhe i ruani në frigorifer për të paktën 1 orë.

4

Prisni në copa të vogla ananasin, qepën dhe specin jeshil. I marinoni të gjitha me vaj ulliri, kripë e piper.

5

Merrni shkopinjtë për shishqebap. Fusni specin, qepën, ananasin dhe mishin e pulës.

6

Kështu veproni derisa të mbushet i gjithë shkopi dhe për çdo shkop tjetër.

7

I vendosni tani në skarë dhe i mbani 5 minuta nga secila anë.

8

Mund t’i fusni edhe në furrë për 20 minuta në temperaturë 150 gradë celsius. Ju bëfshin mirë!

Lini një koment