Supë me spinaq dhe qiqra me recetën e Blerina Bombaj

Supë me spinaq dhe qiqra me recetën e Blerina Bombaj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg spinaq
  • 5 qepë të njoma
  • ½ qepë e thatë grirë imët
  • 2 karota të grira imët në rende
  • 2 domate (pa lëkurë dhe të prera në kubik të vegjël)
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë majdanoz
  • 60 gram djathë të bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Fusni qiqrat në një tenxhere me ujë dhe i lini aty përgjatë gjithë natës.

2

Të nesërmen i vendosni në një zjarr mesatar për t’i zierë.

3

Ndërkohë në një tenxhere tjetër skuqni qepët me pak vaj ulliri. Shtoni domatet, karotat dhe në fund spinaqin e larë mirë.

4

I përzieni të gjitha bashkë dhe shtoni 1 filxhan kafeje nga lëngu i zierjes së qiqrave.

5

Sapo të ketë marrë valë supa, i shtoni akoma më shumë lëng.

6

5-6 minutat e fundit shtoni qiqrat dhe erëzat për t’i rregulluar shijen.

7

E shërbeni supën e ngrohtë me pak djathë të bardhë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga blerinadiet.al

Lini një koment