Gjellë me presh, pjata që i shtohet menusë suaj këtë muaj!

Gjellë me presh, pjata që i shtohet menusë suaj këtë muaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 5 presh
  • 2 qepë të vogla
  • 2 karota
  • 4-5 thela mish ( varësisht numrit të personave që jeni)
  • 2 litra ujë
  • 4 domate të buta
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët. Shtoni preshin e pastruar dhe të prerë në copa të vogla rrumbullake. E lini 5 minuta.

2

Pas kësaj shtoni thelat e mishit dhe i përzieni mirë. I shtoni mishit pak kripë dhe piper.

3

Shtoni domatet e grira imët dhe i përzieni mirë.

4

Pasi domatet të jenë tretur disi shtoni edhe karotat e prera në formë rrumbullake të vogla.

5

Tani shtoni ujin gradualisht dhe e lini të ziejë gjellën për gati 35-40 minuta. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment