Burani e shijshme me spinaq e oriz në pak minuta

Burani e shijshme me spinaq e oriz në pak minuta

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Kush tjetër e ka qejf buraninë? Hidhi një sy recetës dhe nis nga puna

Ingredientët

  • 800 gram spinaq
  • 1 filxhan çaji oriz
  • 1 qepë mesatare
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 1 lugë çaji gjalpë
  • pak pluhur hudhër
  • 1 tufë koper +majdanoz
  • pak nenexhik
  • vaj ulliri
  • kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere ngrohim vajin, hedhim qepën e grirë hollë, e kavardisim sa të zbutet dhe më pas shtojmë qepët e njoma të prera në unaza të holla dhe bishtat. (5-6 qepë të njoma normale, jo shumë të trasha).

2

Pasi qepa ka ulur volumin, shtojmë pak kripë, orizin dhe i trazojmë së bashku me qëllim që orizi të kavardiset pak.

3

Shtojmë spinaqin, e trazojmë për 1 minutë dhe më pas shtojmë ujin e valuar gjysmë filxhani, dmth për një filxhan oriz do të hedhim 1 filxhan e gjysmë ujë dhe jo 2, si zakonisht.

4

E lëmë të ziejë për 10 minuta, më pas shtojmë erëzat, 1 lugë çaji gjalpë, e trazojmë dhe pas 5 minutave e largojmë nga zjarri.

5

Shërbejeni të ngrohtë dhe mund ta shoqëroni me pak kos!

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com Realizuar më parë nga Zonja Vjollca

Lini një koment