Sekreti i çmuar i grave japoneze për t’u dukur përgjithmonë të reja!
Gratë japoneze i thyejnë të gjitha rekordet kur vjen puna për t’u dukur më të reja nga sa janë realisht. Nëse mendoni se janë gjenet dhe klima, do të suprizoheni po t’ju themi se ka edhe disa gjëra të tjera që mund t’i bëni edhe ju për t’u dukur më e bukur dhe më e re.
Për shembull: Larja e fytyrës me ujë orizi!
Orizi është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga plakja, e zbusin atë dhe i japin shkëlqim. Gratë japoneze e kanë përdorur ujin e orizit për të larë fytyrën dhe flokët për një kohë të gjatë dhe ka disa metoda për ta bërë në shtëpi.
Si?
Vendosni gjysmë gote orizi në një tas të pastër dhe shpëlajeni me ujë të pastër disa herë.
Shtoni 2 gota ujë dhe e lini orizin për 15 minuta.
Mbajeni orizin në një kavanoz për 1-2 ditë në temperaturën e dhomës.
Uji juaj i fermentuar i orizit është gati kur aroma e tij është pak e thartë.
Tani mund ta përdorni ujin e orizit për të larë fytyrën dhe për të shpëlarë flokët, pasi ta holloni me 1-2 gota ujë. Ruajeni ujin e mbetur të orizit në frigorifer./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment