Tavë e shpejtë me brokoli e lulakër. E pamundur t’i rezistosh!

Tavë e shpejtë me brokoli e lulakër. E pamundur t'i rezistosh!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Absolutisht një ndër mënyrat më të thjeshta e kreative, e të shijuarit perime të tilla si brokoli dhe lulelakra. Hidhi një sy recetës...

Ingredientët

  • 1 brokoli
  • 1 lulelakër
  • 2 gota qumësht
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 150 gram djathë parmixhano të grirë
  • Pak arrë moskat
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni mirë brokolin e lulelakrën. E ndani secilën në copa të vogla dhe i vendosni për të zierë në një tenxhere me ujë e pak kripë.

2

Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin, shtoni miellin, 1 gotë e gjysmë qumësht dhe i trazoni mirë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

3

I shtoni pak arrë moskat.

4

Merrni një tavë dhe shtroni në të perimet. Sipër i shtoni salcën beshamel dhe në fund djathin e grirë. Shtoni 1 gjysmë gote qumështi.

5

I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment