Puding me fara chia dhe pjeshkë. Gati në pak sekonda!

Puding me fara chia dhe pjeshkë. Gati në pak sekonda!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Niseni ditën ashtu siç duhet. me receta të thjeshta, praktike e me shumë vlera ushqyese për të përballuar ngarkesën e një jave që sapo nisi...

Ingredientët

  • 1 filxhan me qumësht
  • 200 gram pjeshkë të qëruara nga lëkura(pushi)
  • 1/2 lugë caji ekstrakt vaniljeje
  • Ëmbëlsues natyral Stevia (sasia sipas dëshirës, varet sa të ëmbël e dëshironi pudingun)
  • 1/2 lugë gjelle xhinxher pluhur
  • 60 gram fara chia

Udhëzimet

1

Në një blender hidhni qumështin e bajames, pjeshkët, xhinxherin, ekstraktin e vaniljes dhe stevian.

2

Trazoni farat chia me një lugë kur i shtoni ne mikser duke e graduar në shpejtësi mesatare.

3

Masën e përzierë e hidhni në një vazo, apo gotë të gjerë dhe lëreni në frigorifer për gjithë natën.

4

Në mëngjes është gati për tu servirur, dekorojeni me feta pjeshke. Ju bëftë mirë!

Lini një koment