Supë pule me makarona

Supë pule me makarona

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Supa ime e preferuar. Po e juaja? Hidhi një sy recetës se bën vaki të prishet mendja e fillon ta përgatisësh...

Ingredientët

  • 400 gram krahë pule
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 presh (pjesa e bardhë)
  • 2 karota
  • 1 domate
  • 1/2 litër lëng pule
  • 1 filxhan makarona të vogla
  • Kripë, piper i zi
  • 1 tufë majdanoz

Udhëzimet

1

Pastrojmë mishin e pulës dhe e vendosim në tenxhere për ta zierë derisa mishi të shkëputet nga kocka. (Largojmë mishin dhe e largojmë nga kockat dhe lëkura.)

2

Ndërkohë në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin, vajin dhe kavardisim preshin të prerë shumë hollë.

3

Shtojmë karotat në kubikë dhe domaten në rrathë, shtojmë lëngun e pulës duke e kulluar në sitë.

4

Makaronat i vendosim të ziejnë duke mos e mbuluar tenxheren me kapak.

5

Copëtojmë mishin e pulës dhe e shtojmë në supë. E rregulloni me kripë e piper sipas dëshirës.

6

Pasi kalojnë 10 minuta, shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë dhe e servirim të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment