Musaka e shijshme në tavë me patate dhe kimë

Musaka e shijshme në tavë me patate dhe kimë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kishim kohë pa përgatitur një musaka. Neps.al ju sjell një recetë të thjeshtë të përgatitjes së saj. Hidhini një sy...

Ingredientët

  • 1 petë sfoliatë
  • 1 kg patate
  • 1 kokërr qepë
  • 500 gram mish të grirë
  • 300 gram domate
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 80 gram djathë që shkrin
  • Kripë, peper i zi
  • Arrëmoskat

Udhëzimet

1

Fillimisht qërojmë patatet dhe i presim në copa dhe i vendosim për të zierë me pak kripë për 25 minuta.

2

Ndërkohë vendosim petën sfoliatë në një tepsi, e shpojmë bazën me pirun dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 10 minuta.

3

Në një tigan me pak vaj (2 lugë gjelle), kavardisim qepën derisa ajo të zverdhet pak, shtojmë mishin e trazojmë derisa të ndërrojë ngjyrë dhe më pas shtojmë domatet.

4

I trazojmë duke shtuar kripë dhe piper të zi.

5

Shtojmë ujë, ½ e gotës dhe e lëmë të ziejë pak. Ndërkohë kullojmë patatet dhe i vendosim në tas. Nxjerrim tavën nga furra, shtojmë fillimisht si bazë kimën e mbi të purenë e patates.

6

I japim formë lugë-lugë dhe e vendosim në furrë për 30 minuta në temperaturë 190 gradë Celsius.

7

Pas 20 minutash nxjerrim tavën nga furra, hedhim mbi të djathë të butë, e lëmë 10 minuta dhe në fund e shërbejmë me sallatë.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment