8 faktorët që rrisin rrezikun e të prekurit ndaj kancerit të gjirit

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit.

Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një sërë nismash dhe fushatash sensibiliziuese me qëllim që gratë të kenë në fokus shëndetin e tyre dhe të mos ngurojnë të bëjnë një kontroll tek mjeku.

Po cilët janë faktorët që ulin rrezikun e të prekurit nga kanceri i gjirit?

  • Ruajtja e një peshe të shëndetshme
  • Ushtrimi i aktivitetit fizik çdo ditë (mesatarisht 4 orë në javë)
  • Një apo më shumë shtatzëni
  • Mosha e hershme në shtatzëninë e parë (përpara moshës 25 vjeç)
  • Ushqyesja me gji për më shumë se 15 muaj
  • Menopauza e hershme (përpara moshës 50 vjeç).

Faktorët që rrisin rrezikun:

  • Mbipesha/Obeziteti
  • Jeta sedentare
  • Konsumimi i pijeve alkoolike
  • Ekspozimi ndaj rrezatimeve
  • Moshimi
  • Historitë familjare me kancer gjiri
  • Mutacionet gjenetike të trashëguara
  • Përdorimi i terapisë zëvendësuese hormonale pas menopauzës

Fotografia e Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare

 

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik 

Lini një koment