Blerina Bombaj: Përse nuk e rekomandoj dietën ketogjenike për rënie në peshë
Dietologia e njohur Blerina Bombaj nuk e rekomandon aspak dietën e famshme ketogjenike.
Ajo rendit madje edhe 6 argumente që Neps.al ju fton t’i hidhni një sy më poshtë:
Përse nuk e rekomandoj dietën ketogjenike për rënie në peshë:
Sepse, nuk ma lejon etika profesionale të rekomandoj një regjim që nuk përfshihet në udhëzimet zyrtare dietetike për kontrollin e peshës.
Sepse, që të korigjosh peshën trupore, duhet të korigjosh gabimet që të kanë çuar aty. Këto gabime nuk janë mosmbajtja e një diete ketogjenike. Zakonisht, janë abuzimi me sasinë, llojin dhe regjimin e ushqimit.
Sepse një shqiptari, nuk mund ti thuash kurrë: “Mos ha bukë, makarona, oriz, patate, fasule, byrek, misra, etj”. Është absurde.
Sepse dieta e njëanshme është e rrezikshme dhe monotone.
Sepse pesha kontrollohet vetem në sajë të ndryshimit të stilit të jetesës për fare!
Sepse tek e fundit, çelesi i suksesit është ekuilibri!/neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment