Natyra ka krijuar ilaçe të vërteta natyrale dhe midis tyre renditet padyshim hudhra.
Pse duhet të merrni një thelpi hudhër dhe ta vendosni në gojë?
Sepse ky veprim i thjeshtë ju jep plot 5 përfitime:
Trajton kancerin
Qelizat kancerogjene në trup shumohen dhe përhapen shpejt në krahasim me rritjen e qelizave normale dhe hudhra duke qenë prodhues i fortë i allicinës zvogëlon rritjen e qelizave kancerogjene. Në fakt, shumë njerëz e përdorin atë për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë, kancerin e stomakut dhe shumë lloje të tjera të kanceri. Hudhra është një pastrues i shkëlqyer dhe pasi futet në sistemin tuaj të tretjes nga goja, fillon të bëjë punën e vet në mënyrë të veçantë. Mund të lërë ndoshta një erë jo edhe aq të dashur, por ju mund ta eliminoni në pak sekonda duke përtypur disa gjethe nenexhiku.
Sistemi i tretjes
Kinezët e mbajnë copën e hudhrës në gojë si karamele për 30 minuta dhe më pas ose e heqin atë ose e përtypin të gjithën si çumçakëz. Heq bakteret dhe ekuilibron pH e stomakut. Përveç kësaj, ndihmon në tretjen e ushqimit dhe pastron yndyrnat kokëforte.
Veshkat
Shëndeti i veshkave përmirësohet jashtëzakonisht gjatë shtimit të hudhrës në ushqimin e përditshëm. Pastron gjakun nga toksinat dhe ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave.
Mushkëritë
Në stinën e dimrit ne jemi të prirur ndaj infeksioneve të mushkërive përfshirë bronkitin dhe pneumoninë, prandaj, shtimi i hudhrës në çaj ose thjesht si karamele mund të heqë mukozën dhe të ndihmojë në luftën kundër virusit.
Imuniteti
Praktikisht është vërejtur që hudhra përmirëson imunitetin e trupit. Prandaj për t’i mbajtur infeksionet larg duhet të praktikoni teknikën kineze.
Ul presionin e gjakut
Hudhra është një nga trajtimet më të mira natyrale kundër hipertensionit, duke mbajtur kështu larg sëmundjet e lidhura me zemrën./neps.al
Lini një koment