Banane dhe mjaltë për lëkurë të pastër e të lëmuar brenda ditës!
Neps.al ju sjell më poshtë një maskë klasike me mjaltë, shumë e njohur në të gjithë botën.
Çfarë duhet të bëni?
1 banane të madhe e qëroni dhe e shtypni në një tas me ndihmën e një piruni. Shtoni 1 lugë gjelle mjaltë+ 1 lugë gjelle lëng limoni.
I përzieni të gjithë përbërësit derisa të jenë kombinuar mirë me njëri-tjetrin.
Banania i jep vitamina lëkurës, mjalti e hidraton ndërsa lëngu i limon shërbën si dizinfektues i baktereve. Kjo maskë mund t’ju bëjë pak pis, prandaj mos vishni rrobat më të mira kur ta aplikoni.
Pasi ta keni aplikuar maskën në fytyrën e larë, masazhojeni pak me duar dhe e lini të veprojë për 15-20 minuta.
Në fund e lani fytyrën me ujë të bollshëm të ngrohtë. Kujdes, pa sapun, vetëm ujë!
Kjo maskë natyrale mund të qendrojë në frigorifer deri 1 javë, por për t’u siguruar përgatiteni të freskët,sa herë që doni ta aplikoni!
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment