Shumë studime kanë vërtetuar qëlëngu i shegës është një nga më shërueset në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor.
Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leuçemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet shihet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës.

Acidet yndyrore që përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.
Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:
- Sëmundjet e stomakut
- Sëmundjet e zorrëve
- Dhimbjet e barkut
- Ënjtjen e bajameve
- Acarimin e mishrave të dhëmbëve.
Burimi: Dritare.net
Lini një koment