Si të bëni kompresa kastraveci kundër qeseve të zeza poshtë syve

Vajzat shpesh janë gati të harxhojnë një mal me para kur vjen puna për t’u dukur bukur. Por jo shumë njerëz e dinë se mund të dukesh e tillë, edhe pa përdorur produkte të shtrenjta profesionale.

Për shembull këtu në Neps.al ju tregojmë një zgjidhje të thjeshtë për qeset e zeza poshtë syve.

Për çfarë bëhet fjalë? Për kompresa kastraveci!

12 Self-Care Tricks That Even Lazy Girls Will Love

Me siguri keni dëgjuar për efektet pozitive të akullit në lëkurën tuaj, megjithatë kjo metodë mund të jetë pak agresive për lëkurat e ndjeshme.
Për këtë arsye ne ju prezantojmë me një metodë tjetër e cila kërkon kastravec.

Çfarë duhet të bëni? 

  • Qërojeni kastravecin, e shtoni në një blender. Shtoni edhe 1 lugë gjelle ujë.
  • Bëjeni masën kremoze dhe më pas e kaloni në format e akullit.
  • E fusni në ngritje për 4-5 orë dhe pas kësaj i përdorni kubat e akullit për masazh në fytyrën tuaj veçanërisht poshtë syve nëse doni të ndaheni përfundimisht nga qeset e zeza apo sytë e fryra./neps.al 

Lini një koment