Kushtojini vetëm 5 minuta kohë kësaj maske, për një lëkurë rinore!

Duhet ta dini gjithmonë se kur të bëni maskën e duhur për fytyrën tuaj. Për këtë mund të përdorni gjërat që keni vërdallë në kuzhinën tuaj, që siç e merrni me mend kanë kosto të ulët, por veprim të lartë.

Ja për shembull një recetë e thjeshtë për një lëkurë të freskët dhe gjithmonë rinore:

Përbërësit:

  • ½ filxhan me qumësht
  • ½ filxhan me kos grek
  • 2 pjeshkë të qëruara nga lëkura
  • ¼ lugë çaji me kanellë
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • I bashkoni të gjithë përbërësit në një blender dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
  • 1 lugë gjelle do e aplikoni në fytyrë dhe do e lini për 20 minuta.
  • Pjesën tjetër shijojeni si një smoothie!

DIY Skincare Masks Graphic

Pse funksionon?

Pjeshkët janë ende në treg dhe kanë vitaminë C, të cilat nxisin kolagjenin dhe elasticitetin. Kosi grek eksfolion dhe i jep lëkurës shkëlqim. Qumështi hidraton lëkurën dhe e zbut, ndërkohë që kanella përmirëson qarkullimin e gjakut./neps.al 

Lini një koment