Harta e akneve në fytyrë. Çdo zonë= 1 problem në organet tona!
Lëkura është ajo që shfaq simptoma të caktuara sa herë që diçka shkon keq në trup, dhe kjo është veçanërisht e dukshme në fytyrë.
Mjekësia kineze na mëson se çdo zonë e fytyrës sonë është e lidhur me organet e veçanta të trupit dhe fytyra tregon kur vuajmë nga ndonjë mungesë ekuilibri, apo kur vuajmë nga ndonjë sëmundje tjetër.
Balli është i lidhur me zorrët Nëse keni probleme me këtë pjesë të trupit përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të papërpunuara, shumë ujë dhe shmangni alkoolin.
Në mes të vetullave është zona që pasqyron mëlçinë Përpiquni të qëndroni në ajër të freskët. Bëni joga, praktikoni ecjen dhe ushtrime të tjera.
Anash vetullave pasqyrohen veshkat Nëse keni probleme me këtë organ duhet të reduktoni sasinë e kafeinës, të shmangni pijet e ëmbla dhe alkoolin. Pini sa më shumë ujë.
Hunda është e lidhur me zemrën Kontrolloni vazhdimisht nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Pini çaj jeshil.
Pjesa e sipërme e faqeve (mollëzat) janë të lidhura me mushkëritë Nëse keni probleme, lini duhanin dhe filloni të kryeni aktivitete fizike.
Goja dhe mjekra janë zonat e lidhura me stomakun Konsumoni sa më shumë fruta, dhe ushqime të shëndetshme. Nëse vazhdoni të keni probleme konsultohuni me mjekun.
Nofullat dhe qafa, janë zona që lidhen drejtpërdrejt me hormonet Nëse keni probleme konsumoni sa më shumë ujë dhe reduktoni konsumimin e erëzave, kripës dhe kafeinës.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment