Truku që do i bëjë tenxheret të shkëlqejnë si ditën e parë që i bletë
Nga përdorimi i tepërt dhe intensiv, enët e kuzhinës mund të vjetërohen dhe të digjen më kollaj nga nxehtësia. Në raste të tilla nuk duhet menduar direkt që t’i hedhim. Soda e bukës na ndihmon shumë në këtë drejtim. Do thoni ju amvisa, po si?
Çfarë duhet të bëni:
Mbushni tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosni në zjarr të ziejë. Shtoni më pas 2 lugë gjelle sodë buke.
Sapo të keni hedhur sodën në ujin e vluar, e përzieni me një lugë druri.
Me lugën e drurit fërkoni pjesën e djegur dhe do të shihni sa lehtë do të pastrohet tenxherja.
Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re.
Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund t’a lani dhe një herë në fund me ilaçin e enëve.
Shënim: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër përveçse të drurit.
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment