Më të mirat që keni ngrënë ndonjëherë! Si të përgatisni disa muffins të shijshëm me nutella e banane

Më të mirat që keni ngrënë ndonjëherë! Si të përgatisni disa muffins të shijshëm me nutella e banane

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Muffins janë në listën e ëmbëlsirave më të thjeshta dhe më praktike që mund të përgatisni ndonjëherë. Këto me nutella janë të parezistueshme...

Ingredientët

  • 3 banane të qëruara
  • 1 ½ filxhan me miell
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji sodë pjekjeje
  • ¾ lugë çaji pluhur pjekës ¾ filxhan me sheqer
  • ¼ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
  • ¼ filxhan me kos
  • 1/2 lugë çaji me kanellë pluhur
  • ½ filxhan me nutella

Udhëzimet

1

Në një tas shtypni bananet me ndihmën e një piruni.

2

I shtoni sipër sheqerin, ekstraktin e vaniljes, vezët dhe i përzieni mirë. Tani shtoni kosin dhe gjalpin e shkrirë.

3

I përzieni edhe njëherë derisa përbërësit të kombinohen me njëri tjetrin.

4

Në një tas tjetër përzieni përbërësit e thatë si soda e pjekjes, pluhurin pjekës, kanella pluhur dhe një majë lugë kripë. I përzieni mirë dhe ia shtoni tasit të parë.

5

Merrni format specifike për muffins dhe i mbushni me masët që përgatitët.

6

Sipër secilës vendosni nga një lugë çaji me nutella dhe shtypeni që çokollata të shkrihet brenda.

7

I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë celsius. I lini pak minuta që të ftohen para se t'i shërbeni dhe më pas mund t'i shijoni!

Lini një koment