Fileto pule të pjekura me djathë, dreka që familja juaj do ta adhurojë!

Fileto pule të pjekura me djathë, dreka që familja juaj do ta adhurojë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Kjo recetë e shijshme e filetove të pulës më djathë parmixhano, në fillim është marinuar dhe më pas është pjekur për një opsion më të shëndetshëm. Jashtë është krokante, ndërsa brenda shumë e butë dhe plot shije.

Ingredientët

  • 4 gjokse pule
  • Vaj ulliri
  • 2 vezë
  • ½ lugë gjelle piper i zi
  • ½ lugë gjelle hudhër pluhur
  • 2 thelpi hudhër e copëtuar
  • Për lyerjen: 1 filxhan miell
  • ½ lugë gjelle piper i zi
  • ½ lugë gjelle hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 filxhan me djathë parmixhano të grirë imët

Udhëzimet

1

Ndani gjokset e pulës në dy fileto të holla.

2

Në një tas bashkoni vezët, hudhrën, hudhrën pluhur dhe piperin e zi. I përzieni mirë.

3

Ndërkohë në një tas tjetër shtoni miellin, djathin parmexhano, gjysmën e mbetur të hudhrës pluhur, piperin e zi, djathin parmexhano, kripën. I rrihni më një pirun të gjitha.

4

Tani lyeni filetot e pulës fillimisht në tasin e parë, pastaj tek i dyti me miell.

5

I vendosni në një tas, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. I shtoni sipër vaj ulliri.

6

Pasi i keni pjekur filetot e pulës për 15 minuta me 180 gradë i hiqni nga furra. I shtoni sipër pak djathë mozarella dhe borzilok të freskët.

7

I piqni për 7-10 minuta të tjera dhe i hiqni nga furra për ti shërbyer të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment