Si të bëni vetë sprajin natyral që largon insektet e rrezikshme nga shtëpia

Buburrecat apo merimangat që shpesh na dalin papritmas në shtëpi, janë një acarim i vërtet.

Ato i bëjnë shtëpitë tona të duken të papastra dhe sikur nuk janë pastruar për ditë të tëra. Në fakt arsyet pse shfaqen janë nga më të ndryshmet dhe higjiena është vetëm njëra prej tyre.

Në raste të tilla për të hequr qafe insektet përdoren kimikatet, por sipas studimeve të ndryshme ato nuk rekomandohem pasi mund të na shkaktojnë probleme me shëndetin.

9 Ways to Keep Spiders and Insects Out of Your House

Të shkosh drejt një mënyrë natyrale për t’i shfarosur insektet nga shtëpia është një ide më e mirë.

Neps.al ju tregon më poshtë një formulë natyrale, efektive dhe 100% natyrale për t’u ndjerë të sigurtë nga insektet:

Çfarë ju duhet:

  • 1 gotë uthull molle
  • 1 lugë gjelle spec i skuq pluhur
  • 4 lugë gjelle detergjent i lëngshëm enësh
  • 1 lugë gjelle vaj aromatizues (sipas dëshirës aroma)

Udhëzime:

  1. I përzieni të gjithë përbërësit dhe i kaloni në një shishe spray.
  2. Spërkateni afër dritareve, dyerve, cepat e mureve dhe kudo tjetër ku mendoni se insektet kanë burimin e tyre.
  3. Gjithnjë mos harroni të spërkatni edhe pasi bie shi./neps.al 

Lini një koment