Pulë me rosnica. Receta nga Zonja Vjollca

Pulë me rosnica. Receta nga Zonja Vjollca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo recetë e rosnicave me mish pule është marrë nga Zonja Vjollca e cila gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 – 10:00.

Ingredientët

  • 1 pulë
  • 1 qepë e vogël
  • 300 gram rosnica
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Nenexhik

Udhëzimet

1

Pastrojmë pulën dhe e presim atë në thela. Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim copat e pulës.

2

Shtojmë ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë pak për 10 minuta.

3

Më pas vendosim copat e pulës në një tavë dhe i pjekim në furrë për 20 minuta sa të zverdhet pak lëkura.

4

Ndërkohë kaurdisim një qepë të vogël të grirë dhe e shtojmë tek lëngu i pulës për të zierë.

5

Në një tigan me 1 lugë gjelle vaj dhe pak gjalpë kaurdisim rosnicat deri sa të zverdhen pak.

6

Shtojmë lëngun e pulës tek rosnicat dhe i trazojmë duke rregulluar shijen me kripë, piper e nenexhik nëse dëshironi.

7

I lëmë të ziejnë për 10 minuta. I shtrojmë në tavë me mishin dhe nëse dëshironi mund ta vendosni edhe për pak minuta në furrë ose e shërbeni menjëherë.

Lini një koment