Truku i thjeshtë që do ta bëjë zgarën tuaj të shkëlqejë nga pastërtia
Në të mund të ngrohni bukën, të piqni perimet tuaja të preferuara apo të përgatisni mishin. Yndyra që lëshojnë ushqimet e bën zgarën një domosdoshmëri për t’u pastruar ashtu siç duhet.
Kështu ushqimet që do të përgatisni në vijim nuk do t’i ikë shija dhe do të gatuhen ashtu siç duhet.
Çfarë ju duhet për të pastruar zgarën?
1 qepë
Lëngu i një limoni
Udhëzime:
Ngrohni zgarën para se ta përdorni.
Sipër zgarës shtrydhni lëngun e limonit. Në vend të limonit mund të përdorni edhe uthullën e mollës.
Merrni një thikë të gjatë kuzhine, ngulni qepën e ndarë përgjysmë në të dhe fërkojeni tek zgara.
Avulli që do të lëshojë gradualisht do të shpërbëjë yndyrën apo mbetjet e akumuluara tek zgara.
Nëse keni një zgarë të madhe, për ta pastruar ashtu siç duhet shtoni sasinë e përbërësve.
Në fund e fshini me një leckë të pastër (pasi nxehtësia e zgarës të jetë ulur) ose me një ‘top” prej letrës së aluminit./neps.al
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment