Eshtë armiku numër 1 i rrudhave! Ja receta e maskës fantastike me të bardhën e vezës
Padyshim rrudhat janë pjesa e dukshme e procesit të rritjes, por kjo nuk na ndalon aspak t’i kemi ato prioritet për t’i kuruar.
Dhe për këtë nuk është e domosdoshme të harxhojmë një mal me para, pasi zgjidhja më e mirë ndonjëherë gjendet pas gjërave të thjeshta. Të tilla janë edhe maskat natyrale që përgatiten lehtë në kushtet e shtëpisë, pa ndonjë kosto dhe mundim të madh.
Maska e sotme që Neps.al sugjeron ka vetëm 1 përbërës të thjeshtë. Ajo është e bardha e vezës. E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.
Çfarë duhet të bëni:
Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë.
Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment