Transformo lëkurën dhe lufto aknet me maskën e famshme me banane!
Pse duhet ta aplikosh këtë maskë?
Nëse keni puçrra të “buta” mund të doni ta përfshini këtë maskë në rutinën tuaj rregullisht. Bananet janë të pasura me vitaminë A, e cila promovon qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe ndihmon që poret të qëndrojnë të pastra.
Shafrani pluhur shmang bakteret që shkaktojnë puçrra ndërsa soda e bukës thith vajin e tepërt në lëkurën tuaj.
Çfarë të duhet për këtë maskë?
Përbërësit:
1 banane e shtypur
½ lugë çaji sodë pjekjeje
½ lugë çaji me shafran pluhur
Udhëzime:
Në një enë bashkoni tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
Aplikojeni maskën në fytyrën e pastër dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
Pas kësaj e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
Sa herë duhet ta bëni këtë maskë? Kjo maskë rekomandohet të aplikohet deri në dy herë në javë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment