Supë pule me oriz. Pjata që nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Supë pule me oriz. Pjata që nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Kjo supë me oriz dhe mish pule është e shëndetshme, e shijshme. Bëhet gati për 35 minuta. Vakti perfekt në familjen tuaj!

Ingredientët

  • 6 filxhan me lëng pule
  • 3 fileto pule
  • 1 filxhan oriz
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e prerë imët
  • 3 degë selino prerë imët
  • 3 karota mesatare ( të qëruara dhe të prerë në rrathë të vegjël)
  • 3 thelpi hudhër
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri, skuqni qepën dhe selinonë për 5 minuta. Shtoni hudhrat dhe i përzieni për 30 sekonda.

2

Shtoni gjoksin e pulës, karotat dhe lëngun e pulës. I lini të ziejnë mirë për 15 minuta.

3

Më pas shtoni orizin dhe e lini edhe për disa minuta të tjera supën në zjarr.

4

Nga fundi nxirrni fileton e pulës nga tenxherja, e copëtoni me ndihmën e një thike dhe e shtoni përsëri tek supa.

5

I shtoni kripë e piper për shije të mirë.

6

Supa është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment