Fileto pule me limon. I reziston dot?

Fileto pule me limon. I reziston dot?

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Kjo recetë me fileto pule është shumë e shijshme dhe kërkon disa përbërës të thjeshtë. Jeni gati të nisni nga përgatitjet?

Ingredientët

  • 2 gjokse pule ( të ndara në 4 fileto pule)
  • ¼ lugë çaji me hudhër pluhur
  • Kripë, piper për shije
  • Pak miell
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • ½ filxhan me lëng pule
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzimet

1

Filetot e pulës duhet t’i keni prerë hollë. I shtypni me një çekiç kuzhine, i marinoni me kripë, piper dhe hudhër pluhur.

2

I kaloni në një enë me miell dhe i lyeni nga të dyja anët.

3

Në një tigan në zjarr mesatar shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjalpë.

4

Skuqni filetot e pulës mirë nga të dyja anët.

5

Sapo të kenë marë një ngjyrë të artë, i hiqni filetot nga zjarri.

6

Fikeni zjarrin,por në po të njëjtin tigan ku skuqët filetot shtoni lëngun e pulës, lëngun e limonit, mjaltin dhe gjalpin e mbetur. I përzieni mirë.

7

Shtoni filetot e pulës dhe i lini në zjarr për 5 minuta, derisa salca të trashet pak. I shtoni sërish e kripë e piper nëse e shihni të nevojshme.

Lini një koment