Koc i shijshëm në furrë

Koc i shijshëm në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ky peshk nuk kërkon shumë përbërës për ta shijuar! Përkundrazi. Zbuloni recetën e Nepsit dhe sekretet që mbart ajo...

Ingredientët

  • 4 peshq koc (numri ndryshon varësisht numrit të personave).
  • 1 tufë majdanoz
  • 4 thelpi hudhra
  • 4 feta limoni
  • kripë
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani mirë peshqit dhe i pastroni mirë.

2

I marinoni me kripë brenda dhe jashtë.

3

I vendosni në një tavë dhe brenda i fusni 1 thelpi hudhër, i fetë limon dhe pak majdanoz.

4

I shtoni sipër vaj ulliri dhe i fusni në furrë për 44 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

5

Shënim: Nëse është nevoja gjatë pjekjes, shtoni nga një gotë ujë tek tava në mënyrë që peshku të mos ngjisë.

Lini një koment