Po sikur patëllxhanët t’i mbushim me kuinoa?

Po sikur patëllxhanët t'i mbushim me kuinoa?

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Recetë e veçantë, plot shije dhe e shëndetshme falë kuinoas. Neps.al ju sugjeron ta provoni sa më parë. Ju bëftë mirë!

Ingredientët

  • 2 patëllxhanë mesatarë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 kërpudha
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 filxhan kuinoa
  • ½ lugë gjelle spec i kuq pluhur
  • ½ lugë gjelle fara kumini
  • 1 filxhan me salcë domatesh
  • 1 gotë me lëng perimesh
  • ½ filxhan me djathë të grirë mozzarella
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Lani patëllxhanët, i prisni përgjysmë dhe i hiqni tulin.

3

Merrni një tavë dhe vendosni në të patëllxhanët. I spërkasni me vaj ulliri, i shtoni kripë e piper dhe i fusni në furrë për 15 minuta.

4

Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni hudhrën e grirë imët dhe kërpudhat.

5

I përzieni përreth 5 minuta, shtoni kuinoan, tulin e patëllxhanëve, specin pluhur dhe salcën e domateve. I lini në zjarr për 12 minuta.

6

Nxirrni patëllxhanët nga furra dhe i mbushni me masën që përgatitët.

7

I shtoni sipër djathin mozzarella dhe i fusni në furrë edhe për 8 minuta të tjera.

8

Sapo të jetë i shërbeni të ngrohta dhe i shtoni sipër borzilok të freskët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment