Sallatë vjeshte me dardha

Sallatë vjeshte me dardha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Kjo sallatë vjeshte me dardha është kaq e shijshme dhe joshëse. Ka një përzierje të gjetheve jeshile, dardhës, boronicave dhe pak djathë në krye. Shënim: Në vend të boronicave mund të përdorni edhe manaferra.

Ingredientët

  • 5 fletë sallatë jeshile
  • 150 gram rukola
  • ½ filxhan me boronica
  • 2 dardha
  • 1 qepë e kuqe
  • ½ filxhan me djathë i bardhë i grimcuar
  • Për dressing: ½ filxhan me vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle me uthull molle
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • ½ lugë çaji rigon i thatë

Udhëzimet

1

Bashkoni të gjithë përbërësit e salcës në një enë dhe i trazoni mirë.

2

Prisni qepët dhe dardhat në shirita të hollë.

3

Lani mirë sallatën jeshile dhe rukolën.Në pjatën e sallatës vendosni ato të parat.

4

Tani shtoni dardhat, qepën, boronicat dhe djathin.

5

Në fund i shtoni salcën, e përzieni sallatën dhe koha për ta shijuar erdhi!

Lini një koment