Receta e salcës që do ta bëjë antipastën e frutave të preferuarën tuaj!

Receta e salcës që do ta bëjë antipastën e frutave të preferuarën tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nga frutat ju mund të zgjidhni të preferuarat tuaja dhe ato që ju mban xhepi, por Neps gjithsesi vjen me disa sugjerime. Pooor salca është 'qershia mbi tortë' e kësaj recete. Mjafton që çdo frut ta kaloni sipër kësaj salce dhe s’do keni të ngopur.

Ingredientët

  • 3-4 luleshtrydhe
  • 1 fetë shalqi e prerë në copa të vogla (mundësisht pa fara)
  • 100 gram manaferra të freskëta
  • 1 nektarinë e prerë në feta-feta
  • 2-3 kivi të qëruara dhe të prera në feta-feta
  • Për salcën: 1 ½ gotë me kos grek
  • 2 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
  • Lëkura e 1 lime
  • Lëngu i një lime

Udhëzimet

1

Lani mirë frutat dhe i prisni në copa të vogla.

2

Ndërkohë për të përgatitur salcën mjafton që të kombinoni në një tas të gjithë përbërësit e saj dhe t’i përzieni mirë.

3

E fusni në frigorifer për pak minuta derisa të jetë gati për përdorim.

4

Merrni një enë të madhe, vendosni në qendër salcën dhe përreth frutat e radhitur bukur.

5

Shijojeni! Kjo pjatë është perfekte edhe për të gostitur miqtë tuaj sa herë që keni vizita!

Lini një koment