Supë kremoze me kungulleshka dhe patate

Supë kremoze me kungulleshka dhe patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Supë e cila kombinon kungulleshkat dhe patatet, për një pjatë me shije të shkëlqyer dhe plot vlera ushqyese!

Ingredientët

  • 2 kunguj mesatarë
  • 2 patate mesatare
  • 4 gota me lëng perimesh ose pule
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 qepë të madhe
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 3 degë selino
  • 2-4 shirita bacon
  • ¼ filxhan me djathë parmexhano
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tenxhere në zjarr mesatar skuqni gjalpin. Shtoni më pas qepën e grirë imët, hudhrat dhe selinonë. I lini përreth 4 minuta.

2

Më pas shtoni kungulleshkat dhe patatet të prera në kubik të vegjël.

3

Shtoni lëngun e perimeve ose të pulës dhe e lini supën të ziejë për 20 minuta.

4

Nga fundi i shtoni kripën dhe piperin.

5

Tani e hiqni nga zjarri dhe përdorni një blender dore për ta bërë supën kremoze.

6

Shërbejeni të ngrohtë dhe sipër e servirni me djathë parmixhano dhe bacon. Ju bëftë mirë!

Lini një koment