Mozzarella të mbushura, për një drekë të freskët dhe me shije mesdhetare!

Mozzarella të mbushura, për një drekë të freskët dhe me shije mesdhetare!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Mozzarella-t e mbushura paraqesin një variant të veçantë të sallatës kapreze. Je kurioz ta provosh?

Ingredientët

  • 4 mozzarella (nga 125 gr secila)
  • 80 gram domate qershi
  • Disa gjethe borziloku
  • Rigon i thatë
  • Kripë,piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Si fillim, merrni topat e djathit mozzarella dhe krijoni një çarje tek secili nga sipër duke i zbrazur me majën e thikës.

2

Pjesët që pretë, pritini në kubikë dhe lërini mënjanë. Më pas merrni mozzarrellat e zbrazura dhe kalojini në një sitë që t’u largohet uji i tepërt.

3

Merrni domatet qershi, lajjini dhe pritini më katërsh. Pastaj shtojini në enën ku vendosët kubikët e prerë të mozzarellës, duke lënë mënjanë disa kubikë të prerë për dekor.

4

Shtoni vaj ulliri, kripë e piper në enën me domatet dhe djathin mozzarella. Më pas shtojini rigon të thatë, borzilok të freskët dhe përziejini për të marrë shije.

5

Mbushni topat e zbrazur të mozzarellës me këtë përgatitje dhe në fund kompletojini me kubet e lëna mënjanë.

6

Është koha t’i servirni mozzarella-t tuaja të shijshme!

Lini një koment