Midhje sote me lëng

Midhje sote me lëng

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Që midhjet janë të lira dhe të mira e dimë. Po për atë lëngun në fund si t'ja bëjmë? Le ta shijojmë edhe atë se është një mrekulli...

Ingredientët

  • 1 kg midhje
  • 150 gram pomodorini
  • lëngu 1 limoni
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpi hudhra (të grira imët)
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 gotë verë e bardhë

Udhëzimet

1

Lani mirë midhjet që t'i hiqni rërën dhe si dhe i pastroni me dorë nga papastërtitë.

2

I vendosni të gjitha në një tenxhere të madhe. Kini kujdes që nëse shihni midhje të pahapura, t'i largoni dhe t'i hidhni mënjanë. Ato nuk duhet të konsumohen.

3

Në një tigan skuqni vajin me hudhrat dhe domatet. Shtoni kripë, piper dhe gotën e verës.

4

Salcën që përgatitët tani shtojeni në tenxhere.

5

E përzieni mirë dhe gradualisht shtoni lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.

6

I lini edhe për 5 minuta të tjera derisa të shikoni që midhjet janë hapur plotësisht.

7

Në fund i shërbeni nëpër pjata dhe shijojini. Midhjet kanë kaq shumë vlera ushqyese për trupin tonë!

Lini një koment