Recetën e maskës e lexuat mirë që në titull. Neps ju tregon sot si të përgatisni një maskë me mustardë, që do të aplikohet në fytyrën tuaj.
Bëhet fjalë për një lloj mustarde të gatshme e cila ka në brendësi të saj mjaltin. Për më shumë hidhini një sy fotos më poshtë:
Nëse nuk e gjeni dot këtë produkt, atëherë mund t’i shtoni recetës më poshtë 1 lugë çaji mjaltë.
Para se të aplikoni këtë maskë në lëkurën tuaj, bëni një provë të vogël në dorë, në rast se keni lëkurë të ndjeshme dhe për të shmangur kështu problemet anësore të mundshme.
Ju duhet:
1 lugë gjelle mustardë
1 furçë e vogël
Udhëzime:
E përzieni mirë salcën dhe aplikojeni me furçe tek lëkura. Një shtresë e hollë është e mjaftueshme.
E lini për 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët.
Kjo maskë me mustardë do të stimulojë qarkullimin e gjakut si dhe do të shtojë shkëlqimin në lëkurën tuaj.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment