Fileto pule në skarë me sallatë nektarinash

Fileto pule në skarë me sallatë nektarinash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një kombinim jo i zakonshëm, por që pasi ta provoni do bëhet kaq prezente në tavolinat tuaja. Hidhini një sy recetës....

Ingredientët

  • 2 fileto pule
  • 2 nektarina
  • kripë, piper
  • 3-4 gjethe mente
  • 50 gram fara luledielli (të qëruara)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1/2 lëng portokallit

Udhëzimet

1

Me një çekiç kuzhine shtypni filetot e pulës dhe i marinoni mirë me kripë e piper.

2

I vendosni në një skarë (qoftë edhe elektrike) dhe sigurohuni që të jenë pjekur mirë nga të dyja anët.

3

Ndërkohë lani nektarinat dhe i prisni në feta-feta. Në një tas veçmas i shtoni sipër salcën prej vaj ulliri dhe lëngut të portokallit.

4

I shërbeni në një enë me filetot e pulës dhe i shtoni sipër farat e lulediellit si dhe gjethet e mentes. Pjata është gati për t'u shijuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment